Balluku i përgjigjet opozitës për Portin e Durrësit

Aktualitet

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ka prezantuar sot projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Balluku u shpreh se qyteti i Durrësit do të përfitojë shumë nga ky projekt, ndërkohë sipas saj në fund të kontratës investimi do t’i kalojë në pronësi shteti.

“Durrësi nuk do të humbas, por do të ketë 20% hapësirë publike të vënë në dispozicion. Investitori strategjik do të paguaj 2% të të ardhurave. Pronësia pas kontratës do t’i transferohet Ministrisë së Infrastrukturës. Ky është funksion perfekt i ligjit të Koncesioneve. Marina i kthehet shtetit me përfundim e afatit ligjor.” tha Balluku.

Ministrja ka falënderuar grupin negociator duke thënë se ka bërë një punë të shkëlqyer 12 mujore. Balluku iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se ata nuk e konceptojnë dot një investim 2 miliard eurosh dhe për këtë arsye nisin sulmet.

“Komiteti negociator ka bërë një punë të shkëlqyer. Është një procedurë e kulluar për 12 muaj të tërë. Në tavolinë kemi bërë takime me firmë dhe konsensus të plotë./ Historitë me afera janë çështje të politikës së ditës. Se nuk është e këndshëm për një opozitë si kjo që sot të durojë një investim 2 miliard eurosh. Por duhet ta konsiderojnë si një arritje të shqiptarëve dhe jo vetëm e qeverisë. Durrësi është një vend që gëzon bujari të Zotit, diellin detin rërën. Duhet ta shikojë si kontribut për të gjithë Shqipërinë dhe jo ta bëjnë alien me shprehje Afera Korruptive”,deklaroi Balluku.

“Por nuk ka afera korruptive me negociata 12 mujore. Me çdo hap që është regjistruar dhe arkivuar. Nuk ka volum shkresor në asnjë projekt tjetër më të madh se ky, apo angazhim njerëzor. Nuk është politik por teknik dhe profesional. Me krenarinë më të madhe dhe jo me frikë e fshehje. Kemi punuar ditë e natë. I bëtë lecka këto burra e gra këtu.”

“Ka pasur zyra avokatie në këtë proces, uluni dhe flisni me ta. Pyetini për cilësinë e kontratë dhe për punën serioze, Janë kolegët tuaj dhe miqtë tuaj. Kanë punuar seriozisht. Merrni zotin Alabar dhe kur e hidhni baltën dhe pasdite uleni me kolegë dhe u thonë ata që po bëni luftë kot. Nuk fshiheni dot pas buzëqeshjes”, theksoi Belinda Balluku.

Në një moment përfaqësuesi i opozitës në Komision Luan Baçi ka ndërhyrë duke kërkuar që ministrja të ndalet të faktet dhe të ndal fjalimet. Balluku iu përgjigj Baçit duke thënë se atij iu tërhoq veshi nga të tjerët ndaj po reagon.

“Kontrata është transparente, dhe ndihem krenare që jam pjesë e këtij procesi. Kam pasur në krah këtë grup ekspertësh. Luani duhet të bëjë pjesën e  vet se e kontrollojnë. I vjen mesazhi si e leni të flasë ajo dhe nuk ndërhyni e ka detyrë.” tha Balluku.

Luan Baçi: Po s’kemi ardhur për të dëgjuar fjalime këtu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?