Ish-kryeministri Nano është në gjëndje jo të mirë shëdetësore I shtruar në spitalin Hygeia në Tiranë ku po merr shërbimin në repartin e reanimacionit. Nano ka insuficencë të mushkërive dhe që prej datës 24 gusht ka qenë i shtruar atje.
Mësohet se gjendja e tij nuk është stabël, dhe mjekëtjanë në ndjekje dhe deri më tani nuk mund të flitet ende për përmirësim apo përkeqësim.
Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale është vënë re një fenomen I çuditshëm, i ngjashëm me momentet pasi një figurë e njohur publike ka ndërruar jetë: Publikimi i kujtimeve!
Për fat të mirë të familjarëve dhe atij vetë, Nano është gjallë dhe nën kujdesin e mjekëve, shëndetin e ka të ligë, por moshën dhe jo aq të thyer për t’i “prerë biletën” që tani. Fundja, askush prej tokësorëve nuk e di se kur do të ikim nga kjo botë.
Duket se e gjithë kjo qasje për të sjellë kujtime sikur të ketë ndërruar jetë duke marrë në konsideratë titujt e disa mediave periferike, teksa ai është gjallë, I ngjan më shumë një gare se kush mund të thotë më shumë nga Nano, me frikën se ndërron jetë dhe nuk tregojnë detaje prej tij.