E paprecedent: Zyrtari serb, majë skelës për Kosovë Metohinë, me në gojë Shqipërinë

Rajoni

Një rast i paprecedent ballkanas me protagonist vetë serbët ka ndodhur në Banja Luka, kryeqendrën e Republika Srpska në Bosnje.

Është ndër ato skena që tregon se deri ku shkon nacionalizmi serb, deri në absurd, ku dhe vetë serbët hahen me njëri-tjetrin brenda këtij absurdi.

Protagonist ka qenë kryetari i Komunës së Banja Lukës, Drashko Stanivukoviç, i cili është ngjitur në skelën e një shkollë për ta emërtuar atë “Kosovë e Metohi”.


 

Por drejtoresha e shkollës i ka kujtuar se ajo duhet të mbajë emrin  “Vuk Karaxhiç”(babai i folklorit serb) e jo “Kosovë e Metohi”.

“Drejtore, kjo është Shqipëria apo RS? Mjeshtra, ju ngjituni lart, do të ngjitem dhe unë me ju dhe askush nuk mund ta heqë…” tha Stanivukoviç, referuar emrit “Kosovë e Metohi” për të cilin këmbëngulte.

Por Tatjana Vilendeçiç, drejtoresha e shkollës fillore “Vuk Karaxhiç”, ka thënë se “pa Vuk Karaxhiç nuk ka as serbizëm, as cirilik, asgjë”, ndërsa Stanivukoviç është përgjigjur se “pa Kosovën nuk ka asgjë”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?