SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Pas zbulimit/ A do ulet çmimi i naftës në Shqipëri? Rama: Kemi vuajtur nga mendtë e kokës…

Kryeministri Edi Rama duke folur për naftën e gjetur në Shpirag thotë se nëse do ketë sukses do jetë një mbështetje e madhe për qytetarët e Shqipërisë.

Një gazetare e pyet, nëse karburanti ne Shqiperi do të jetë më i lirë, duke qenë se dhe cilësia dhe sasia do të jenë më të larta, gjë për të cilën Rama thotë se është një temë komplekse.

Pyetje: A do ulet çmimi i naftës në Shqiperi pas zbulimit ne Shpirag?

Përgjigjet Edi Rama: “Kjo është një temë komplekse. I kam shpjeguar një mijë herë. Kemi vuajtur nga mendtë e kokës dhe kush vuan nga mendtë e kokës nuk e kthen dot asnjë pasuri në avantazh. Nuk e diskutojmë dot të dytën nëse nuk zgjidhim të parën. Do të thotë aftësi transformuese, nëse nuk ke këto le të kesh sa të duash ujë dhe minerale, sepse as uji nuk vjen te priza dhe as nafta te makina. Këto nuk ndërtohen në një ditë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?