AktualitetPolitike

Spiropali në Samitin e organizuar nga Zelensky: Shqipëria do vazhdojë të mbështesë Ukrainën

KAON

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka marrë pjesë sot në Samitin e Tretë të Platformës së Krimesë, i cili u organizua nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy.

Spiropali shprehet se ka evidentuar qëndrimin e Shqipërisë, i cili mbetet i palëkundur në lidhje me angazhimin dhe mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën, teksa kjo e fundit vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territoriale në luftën me Rusinë.

Ndër të tjera, ministrja shtoi se agresioni brutal i Rusisë kundër Ukrianës mbetet kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë, duke theksuar se rrëfimet e mizorive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Krime dhe në territoret e pushtuara janë dëshmi e qartë se regjimet pushtuese janë reflektimi i sistemeve anti-demokrate.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?