Axhami: 23 GUSHTI, Dita Europiane e Kujtesës së Viktimave të regjimeve totalitare.
Shpëtim Axhami
👇
23 GUSHTI, Dita Europiane e Kujtesës së Viktimave të regjimeve totalitare.
Me 23 Gusht të çdo viti e gjithë Europa përkujton viktimat e regjimeve totalitare të shekullit XX.( Nazizëm, Komunizëm)
Kjo pasi me 23 Gusht 1939 u nënshkrua Pakti Ribbentrop -Molotov (nazist-stalinist) i cili në fakt i hapi rrugën Luftës Dytë Botërore e më pas pushtimit të Europës Lindore prej komunizmit.
Lifta dhe komunizmi shkaktuan veç viktima e tmerr…
Milionave të viktimave të luftës do të ju shtoheshin në vazhdimësi viktimat e diktaturave komuniste të instaluara në Europën Lindore pas kësaj lufte.
Më shumë se në të gjitha vendet e tjera, komunizmi në Shqipëri krijoj një shtet burg të dominuar nga terrori, frika, dhuna, pushkatimet dhe kampet e përqëndrimit.
Burgjet e ferrit, kampet e përqëndrimit u kthyen në qendra eksperimentale të vuatjeve dhe të torturave më ç’njerlzore.
Gjatë diktaturës komuniste u vranë rreth 7000 persona, 1 mijë humbën jetën në burgje ndërsa rreth 6 mijë të tjerë vdiqën nga kushtet e kampeve të internimit.
Në total janë kryer rreth 1 milion vite burg nga 34 mijë të burgosur politik.
Të paktën 59 mijë qytetarë u internuan dhe bënë punë të detyruar për ngritjen e infrastrukturave të vendit dhe në bujqësi.
Në total kanë qenë 100 burgje, kampe me tela me gjemba, kampe internimi, kampe pune të detyruar.
Fatkeqësisht, edhe sot pas 33-vite pluralizëm në Shqipëri janë 4500 të vrarë dhe të pushkatuar të cilët ende nuk kanë një varr.
Në shqipëri nuk ndodhi asnjëherë…
Pavarsisht dy Rezolutavw të Këshillit të Europës, ajo nr. 1096, të vitit 1996, “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”, dhe atë
Me nr. 1481, të vitit 2006 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”.
Po ashtu, në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”, në pikën 16, thuhet shprehimisht: “Shpalljen e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit…”.
Faktikisht në Shqipëri nuk pati asnjëherë zbatim si duhet të tyre, akoma nuk janë dënuar ligjërisht krimet e komunizmit dhe nuk një datë të veçantë kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit.
Asnjëherë në Shqipëri nuk u dënuan krimet e komunizmit dhe autorët e tyre, as edhe minimalisht falje nuk u kërkua e askush nuk mbajti përgjegjësi për to.
Madje, Shqipëria nuk aplikoi dot me sukses një ligj lustracioni që do të thotë se ish-komunistët dhe bashkëpunëtorët e sigurimit nuk u përjashtuan kurrë nga pushteti e privilegjet.
Nga ana tjetër, të përndjekurit nuk u integruan dhe dëmshpërblyen edhe pas 30 viteve. Të dhënat nga Ministria e Financave flasin për një faturë financiare prej 750 milionë dollarësh për shpërblimet e ish të përndjekurve politikë nga të cilat janë shlyer rreth 250 milionë.
Pavarsisht se me vonesë, sot, me patjetër duhet.
-Të dënohen ligjërisht krimet e komunizmit.
-Shqipëria të ketë ditën e saj të kujtesës të viktimave të komunizmit.
-Të ngrihet memorial i kujtesës për viktimat e komunizmit dhe parcela e të zhdukurve nga diktatura.
-Të ngrihet në Shqiperi muzeu i kujtesës së krimeve dhe viktimave të komunizmit.
-Te vazhdohet e të rritet me pa tjetër buxheti i shteti per të bërë të mundur gjetjen e eshtrave të të zhdukurve brutalisht nga ky regjim totalitar.
-Në tekstet shkollore duhet të studiohen ashtu si duhet krimet e komunizmit.
-Te spastrohet çdo strukturë shtetërore prej atyre që ishin pjesë direkte e krimeve të komunizmit.
-Brenda 5-viteve të dëmshpërblehen gjithë të pêrsekutuarit e diktaturës komuniste.
-Identifikimin dhe nderimin si duhet
i të gjithë viktimave të komunizmit.etj
Regjimet totalitare vijnë në pushtet në emër të popullit dhe e nënshtrojnë me diktaturë vetë popullin.
Të përkujtojmë me nder viktimave e regjimit totalitar.
Kurrë më komunizëm në Shqipëri🇦🇱
