Sport

Messi, merr çmimin e njohur në Ligue 1

Aventura e tij në Francë përfundoi pas dy sezonesh por Lionel Messi ka lënë gjurmë. Kampioni argjentinas, autor i 16 golave dhe 16 asisteve në kampionatin e kaluar me fanellën e Paris Saint-Germain, është shpallur lojtari i huaj më i mirë në Ligue 1.

Një mirënjohje e rëndësishme për një lojtar që asnjëherë nuk është pëlqyer nga tifozët parisien. PSG ia doli të fitojë kampionatin, duke grumbulluar përfundimisht 85 pikë, 1 pikë më shumë se Lens.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?