Aktualitet

Mashtrimi kompjuterik që ju zhvat para, Policia: Kujdes nga ky mesazh

Policia e Shtetit bën me dije se ka arritur të ndalojë mashtrimet nëpërmjet sistemeve kompjuterike të cilat kishin si qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

“Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët”,-njofton Policia.

Ndërkohë, vijojnë hetimet. Policia u bën thirrje qytetarëve që nëse hasin një problematikë të tillë të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike.

Hetimi nisi pas denoncimeve të qytetrarëve se iu ishin vjedhur para online.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?