Rama: Nuk do të japim asnjë lekë për investime në ujësjellës për bashki që nuk performojnë dhe nuk çojnë para reformën e ujit.
Kryeministri Rama duke folur ne nja takim ‘100 fshatrat’, mbi programin më të ri të qeverisë deklaroi se për ata që duan të investojnë në agro-turizëm do të ketë ndihmë dhe lehtësira fiskale. Kreu i qeverisë tha se kjo ndihmë do të jetë e limituar, për periudha 2-3 deri në 4-vjeçare.
Ndërkohë Rama iu drejtua të gjithë kryebashkiakëve të vendit që të bashkëpunojnë duke prezantuar projekte të qarta në agro-turizëm, që nga pikat e grumbullimit e deri tek reforma e ujit të pijshëm. “Nuk do të japim asnjë lekë për investime në ujësjellës për bashki që nuk performojnë dhe nuk çojnë para reformën e ujit. Dhe s’do të japim asnjë kokërr leku për mbështetje për bashki që nuk janë aktive në thithjen e fondeve alternative, dhe në agroturizëm. Rrugë për rrugë ne nuk do bëjmë më
