AktualitetTe tjera

Nga Erl Kodra/ Çfarë humbet Edi Rama po u rrëzua nga Pushteti?

Me një vëzhgim të thjeshtë në të gjitha mediat e Kryeministrit Edi Rama ndjehet frika e rrëzimit nga pushteti. Zakonisht kjo situatë përjetohet shumë rëndë kur ke çfarë të humbasësh, domethënë, kur Pushteti Politik është kthyer në mjet për të mbrojtur qëllime të tjera, që nuk kanë lidhje me qeverisjen e një vendi.

Po çfarë humbet Edi Rama po u rrëzua nga Pushteti?

1. Edi Rama e ka kthyer Qeverinë e Republikës në një Organizatë Kriminale Mafioze. Përveç kësaj, Qeveria e Edi Ramës ka karakteristikat themelore të një Korporate Biznesi, me aksioner kryesor Kryeministrin e saj. Këto dy tipare realisht janë kthyer në bazën dhe programin mbi të cilin funksionon Qeveria Shqiptare. Ndaj rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti do të sillte pasoja të rënda për bizneset e tij personale, që i realizon hapur prej 5 vitesh duke përdorur, në shkelje të ligjeve dhe të Kushtetutës, cilësitë dhe fuqitë që i jep Pushteti Politik si Kryeministër i Shqipërisë.

2. Për më tepër, duke patur parasysh të gjitha krimet e kryera nga Organizata Mafioze e Qeverisë Shqiptare gjatë këtyre viteve, si dhe “partnerët” e saj kriminelë të të gjitha rrangjeve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, me rënien e Edi Ramës nga pushteti, do të fillonte një luftë e ashpër vrasjesh dhe likuidimesh fizike, si mjeti i fundit që përdoret në të gjitha Luftërat Mafioze si ndëshkim për prishjen e pazareve të drogës dhe jo vetëm.

Kjo është frika kryesore dhe arsyet pse Edi Rama tmerrohet vetëm nga ideja e humbjes së Pushtetit Politik që ushtron si Kryeministër i Shqipërisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?