SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizeShkrime

” Paradokse” nga Lutfi Dervishi

Paradokse

Ka vende ku qëllohen me vezë njerëz të pushtetit, por ka edhe vende ku qëllohen me vezë njerëz të opozitës!

Ka vende ku media akuzon pushtetin për keqqeverisje, por ka edhe vende ku media akuzon opozitën se nuk po qeveris mirë.

Ka vende ku qeveria gënjen dhe jep llogari, por ka edhe vende ku qeveria genjen dhe shton votat.

Ka vende ku gjykatat frenojnë oreksin e pushtetit, ka edhe vende ku gjykata shton oreksin e pushtetit.

Ka vende ku flitet si do mbahen premtimet e bëra në zgjedhjet e shkuara, ka vende ku flitet si do fitohen zgjedhjet e ardhshme.

Ka vende ku gazetarët ftohen në emisione për t’u përballur, por ka edhe vende ku gazetarët ftohen për të balancuar krahun.

Ka vende ku media interesohet për të vërtetën, ka vende ku gazetarët interesohen për pistat!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?