
“Paraprakisht SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike të opinionistëve, të politikës, por edhe ndërkombëtarëve dhe nën këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj që nuk ka qenë fare e nevojshme masa e sigurimit arrest me burg. Në momentin e arrestimit jam unë që kam njoftuar drejtorinë e policisë pas sinjalizimit nga mediat. Nuk ka vajtur policia në banesën e Dakos, ai ka qenë në Tiranë, në momentin që kemi parë në media kemi njoftuar autoritetet përkatëse kanë ardhur dhe kanë ekzekutuar vendimin”.
I pyetur nga gazetarët nëse Dako ka probleme shëndetësore, avokati e mohoi diçka të tillë.
Total 0 Votes
0
0