Rama: Për herë të parë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin

Aktualitet
“Kemi hyrë në një fazë komplet të re, kur për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Natyrisht që kjo nuk është e lehtë. Natyrisht që këtu ka dhe gjëra që të bëjnë të ndjehesh jo mirë, qoftë për arsye që s’ke si ndjehesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe pastaj është në krah të avokatit përballë prokurorit dhe gjykatësit dhe me siguri diçka ka ndodhur.

Edhe kur shikon se si mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë dhe gjëra që nuk shkojnë. Por të gjitha këto janë pjesë e një procesi, janë pjesë e një historie të re dhe rruga është e përpjetë, nuk është dishezë në këtë drejtim. Por kini parasysh që për herë të parë po ndodh kjo. Për herë të parë në historinë e popullit tonë, kurrë nuk ka ndodhur më parë. E për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS-në dhe duhet të jemi krenarë për gjithë kontributin që japim”, tha Rama.

Kujtojmë se ditën e sotme, SPAK firmosi urdhërarrest për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe disa ish-zytarë të Bashkisë së Durrësit

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?