SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rama: Të shkojnë edhe në hënë po të duan, pallatet do prishen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas padisë nga Shoqata e Ndërtuesve në Gjykatën Kushtetuese, kundër shembjeve dhe konfiskimeve të godinave të ndërtuara pa leje.

Në një reagim në Tëitter, Rama thotë se shembjet apo konfiskimet e ndërtimeve pa leje do të vazhdojnë. “Uroj që Gjykata Kushtetuese të mos lajthisë”, shkruan Rama.

“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!

Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?