Rrihet barbarisht Vangjush Dako
Prapaskena mëson ekskluzivisht se ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, është rrahur barabarisht 4 ditë më parë në Durrës.
Dako është dhunuar pas një debati për motive të dobëta në një ambient në Durrës. Pavarësisht ndërhyrjes së personave të tjerë, Dako ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ka marrë ndihmë mjekësore në një spital privat.
Ish kryebashkiaku i shpallur në listën e zezë nga SHBA nuk ka bërë denoncim në polici, nuk dihet për shkak të kërcënimit, motiveve apo për arsye të tjera.
Nga ana tjetër, policia, edhe pse në dijeni të ngjarjes dhe të emrit të personit që ka dhunuar Dakon, nuk ka bërë asnjë veprim. /Prapaskena.com/
Total 1 Votes
0
1