Tashmë saga Ronaldo ka marrë fund. Portugezi ka zgjedhur ekipin e ri duke u transferuar në Lindjen e Mesme te sheikët e Al Nassr. Ronaldo mbyll kështu një epokë të lavdishme në Europë ku fitoi çdo trofe të mundshëm dhe tashmë “shijon” vitet e fundit të karrierës në Arabi.
Plot 200 milionë euro në vit do të paguhet 5 herë fituesi i Topit të Artë në një kontratë që skadon në verën e 2025-ës. Pas suksesit me Botërorin e Katarit, sheikët tregojnë edhe një herë se paraja arrin të bëjë çudira nga më të ndryshmet.
Total 0 Votes
0
0