AktualitetShkrime

Hervin Çuli shpërthen ndaj Blendi Fevziut: Fundërrinë e veshurë me Armani, që na tregon orën 30 mijë euro

Aktori dhe regjisori i njohur Hervin Çuli, ka shpërthyer ndaj gazetarit Blendi Fevziu.

Ai e cilëson atë, pa e përmendur me emër, një fundërrinë të veshur me Armani.

Postimi i plotë i Çulit

Funderina te veshur me Armani!

Tmerr!!! Une kam neveri per gazetaret me dy ora! Kam neveri per shkelqimin e tyre te rreme prej 30 mije eurosh!

Une kam neveri per gazetaret qe si mision kane paradhomen e deputetit, ministrit, kryeministrit apo kryetarit te bashkise.

Kam neveri edhe per ata gazetare qe profesionin e kane kthyer ne opinionisto-analisto- gjitholloge ku e verteta perdridhet sipas interesit momental. Kam neveri edhe per ata qe bejne gjoja si te pavarur, duke bere intelektualin “par excellence” nepermjet populizmit fals, gjoja me nje shqetesim te thelle intelektual ne “momentum”.

O pika!!! Qe para viteve 90 kam qene nje ndjekes i thekur i televizioneve italiane.I perkas brezit qe u rrit me perpjekje te perditshme per ta ngritur sa me larte antenen e tv sepse ne kete menyre para dhe pas programeve te TVSH dilte Rai Uno. Aty pashe per here te pare Sanremon, pashe per here te pare Celentanon dhe Battistin, aty mesova italishten.

Aty njoha Maurizio Costanzon dhe Giovanni Minolin, e me pas Michele Santoron dhe Gad Larnerin. Pas viteve 90, kur antena nuk hynte me ne pune, pashe per here te pare Massimo Giletti. Massimo Giletti eshte gazetar prej 35 vitesh. Giletti nuk ka dy ora nga 30 mije euro. Ai vesh te njejtin kostum para kamerave, here- here harron te vere kollaren; jeton i vetem, ne nje shtepi normale, pa salltanete. Giletti eshte nje nga ata gazetare qe ja dedikoi jeten luftes kunder “Cosa Nostra”.

Reportazhet e tij ne skutat me te erreta te malavites jane emblema te gazetarise italiane. Ai ja dedikoi jeten demaskimit te krimit dhe korrupsionit; nuk beri kurre kompromis me te verteten.Per kete arsye, Massimo Giletti, nje dite te bukur rreth 10 vite me pare u perzu nga RAI – si nje ” zevzek” qe nuk duhej pasur neper kembe. Qe prej asaj kohe, Giletti e ndertoi emisionin e tij “Non e l’arena” prane nje televizioni privat, LA7. Pronari, Urbano Cairo, biznesmen i madh, president i klubit futbollit Torino, parashikoi ndershem ne kontraten e Gilettit lirine e tij absolute ne kerkim te se vertetes.

 

 

Sot, ne Itali, ky emision perfaqeson nje prej dritareve me te ndjekura dhe me te guximshme. Per 6 vjet ky gazetar zhbiriloi deri tek skutat me te erreta te lidhjeve te mafias me shtetin. Ai duke pasur si udherfyes Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino ndertoi nje mori emisionesh deri ne zemer te mafias. “Abbattiamoli”, nje emision-reportazh rreth tre ore e gjysem, mbi arrestimin e Toto Riines dhe Bernardo Provenzanos, tronditi rende publikun italian me dyshimet e medha te bashkpunimit te politikes mafias dhe sherbimeve sekrete. Ai arriti te rihape disa ceshtje shume delikate qe perfshinin “mendjet e rafinuara”- si i quante Giovani Falcone politikanet qe ishin bashkepuntoret e padukshem te “Cosa Nostra”.

Massimo Gilleti ka disa vite qe jeton nen eskorte sepse eshte i kercenuar me jete nga mafia. Keto dite ai ne emision po zberthente rastin e arrestimit te padrinos se fundit te “Cosa Nostra”, Matteo Messina Denaro, te arrestuar disa jave me pare. Te dielen tjeter Giletti lajmeroi spektatoret qe se shpejti do bente publike nje foto te Silvio Berlusconit me vellezerit Graviano, pupilot (vogelushet) e Toto Riina.Te gjithe ne pritje!…Por emisioni i rradhes me urdher te pronarit te LA7 Urbano Cairo nderpritet menjehere. Arsyet ende nuk dihen!!!…


 

Massimo Giletti edhe nje here eshte i vetem ne kerkim te lirise se tij. Ai nuk ka dy ora nga 30 mije euro. Nuk ka bere kurre reportazhe turistike ne favor te atyre qe paguajne. Ai nuk jeton ne paradhomen e kryeministrit. Nuk dihet a voton majtas apo djathtas. Nje gje eshte e sigurte: Massimo Giletti vlen 1000 here me shume se Fontamaset funderina te veshur me Armani! /vjosa.net/

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?