SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizeShkrime

Axhami: Dy fjalë për vendet e BE, pjesëmarrëse në Samitin e Tiranës!

Nga Shpëtim Axhami, kryetari i Partise se Legalitetit
Dy fjalë për vendet e BE, pjesëmarrëse në Samitin e Tiranës!
Shqipëria gjithmonë e ka quajtur veten pjesë së Europës së civilizuar dhe kjo për arsyen e vetme, sepse ajo është pjesë e ashtit të saj, historikisht.
Me shembjen e Murit të Berlinit dhe me rënien e regjimit komunist, vendosur në Europën Lindore pas LDB, populli shqiptar u ngrit me shpresën: “Ta bëjmë Shqipërinë si Europa”. Shqipërinë, historikisht edhe pse të lënduar…
Situata e sotme është jo ajo që duhej dhe pritej nga shqiptarët, dhe fatkeqësisht e mjerisht, sot ata dynden me shpresë po nga ajo, Europa…
Por dy fjalë duhen thënë, si kujtesë megjithëse ju vetë edhe e dini…
Ju, vende të modernizuara dhe demokratike, antare të BE, ku ne kërkojmë të antarësohemi, duhet ta keni parasysh dhe mos harroni:
Traktatin e Shën Stefanit e Kongresin e Berlinit ku tokat tona u cunguan dhe u përgjysmunan jo pak e padrejtësisht prej Fuqive të Mëdha europiane në interes të rregullimit të marrëdhënieve të tyre diplomatike, politike e territoriale.
Mos harroni dhe kujtoni, Konferencën e Londrës dhe shumë traktate të hapura e të fshehta, fishkulluese në kurrizin tonë, duke na lënë këtoj kufi Londinez që ne sot gëzojmë, të rrezikuara edhe këto, prej disave prej jush në Konferencën e Parisit.
Megjithatë, populli shqiptar nuk ndërmori kurrë asnjë ekspansion luftarake ndaj vendeve fqinje. apo dikujt tjetër, por është orvatur të gjejë rrugë të ndërmjetme zgjidhjeje, ndërkohë kundra trojeve tona historikisht ka patur ekspansione të tilla ndaj trojeve tona prej shteteve fqinje.
Fatkeqësisht, për sa më sipër, Shqipëria sot mbetet shtet unikal, kufizuar në katër anët prej shqiptarëve të saj, prej tokës së saj…
Megjithatë, pas një shekulli, shpresojmë dhe besojmë se drejtësia do dhe duhet të shkojë në vend.
Pas një shekulli ne shohim tek ju dhe SHBA një refkektim, që ka emrin; PAVARSI E KOSOVËS.
Ne, sot po punojmë që sa më shpejt të integrohemi mes jush me të drejta të plota, duke patur besimin për të na u kthyer ajo që na është mohuar e vjedhur padrejtësisht ndër shekuj, si komb me gjuhë, kulturë dhe traditë në ashtin e Europës…
Gjithsesi ne kemi qenë dhe mbetemi një popull mikpritës, prandaj sot, mirë se keni ardhë në Shqipëri.
Duke patur parasysh, atë që Europa i ka borxh shqiptarëve, si edhe e theksuam më sipër, është e udhës që gjërat të shkojnë si duhen në vendin e duhur, duke mundësuar që rajoni i Ballkanit Perendimor të gjejë qetësi e të integrohet sa më shpejt në BE🇦🇱
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?