Zbulohet automjeti me targa zviceriane me të cilin u largua nga Lezha vrasësi i Ardian Nikulajt

Aktualitet

Nga pamjet e siguruara së fundmi nga kamerat e sigurisë duket një makinë “Land Rover Defender” me targa zvicerane e cila është filmuar në fshatin Kukel në Shkodër, e cila dyshohet se ndihmoi autorin të largohej nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit të biznesmenit.

Autori dhe bashkëpunëtorët tregon që jo vetëm kanë studiuar lëvizjet e biznesmenit dhe vendin e ngjarjes, por edhe rrugën që ata duhet të ndiqnin.

Pas kryerjes së vrasjes autori i krimit i maskuar u largua nga vendngjarja me të njëjtin motor që erdhi. Ai u largua në drejtim të fshatit Kukel ku e kanë kapur disa kamera të tjera sigurie. Pikërisht në këtë fshat, vrasësin e priste një makinë Land Rover Defender, në të cilën ai hipi së bashku me motorin dhe u largua në drejtim të Velipojës.

Burime për mediat bëjnë me dije se e gjithë Policia e Shkodrës është vënë në lëvizje për të siguruar prova të vlefshme me qëllim gjetjen e kësaj makine.

Gjithashtu po verifikohet nëse ky mjet para ngjarjes është fiksuar në zonën e Shëngjinit.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?