SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Tabaku: 12 vite politikë, shqiptarët e dinë kush janë të shiturit dhe kush i shërben oligarkëve të naftës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar në seancën e sotme plenare se progres-raporti i KE nuk është tregues i emancipimit.

Sipas saj asnjë moment nuk ka një qëllim konkret dhe të frytshëm nga qeveria për të vazhduar në rrugën drejt BE-së, përkundrazi është shumë pasive. Deputetja demokrate tha se në 12 vite politikë, shqiptarët e dinë kush janë të shiturit dhe kush i shërben oligarkëve të naftës.

                             Pjesë nga  fjala e Tabakut:

Një muaj më parë në emër të grupit parlamentar të PD bëmë një kërkesë për të diskutuar për raportin e e fundit të progresit që në fakt i mungoi debati në sallën e parlamentit. Për shumë gjëra mungon debati në sallën e parlamentit, për shumë gjëra nuk flitet e shumë gjëra. Shumë dashnorë të integrimti e nga të gjitha krahët e politikës mungojnë, mbyllin gojën, nuk flasin atëherë kur duhet folur . Unë po bëj një përpjekje titanike që të zhvilloj mbledhjen e Komisionit të Integrimit, por kolegë dhe deputetë nuk marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të integrimit.

E kam të pamundur dhe e vetme të përballem me maxhorancën, ku edhe me argumente absurde mbrojnë qeverinë, mbrojnë çdolloj gjejë. Nuk me tremb fare. Ashtu kam bëre edhe për inceneratorët qyshes nën vitin 2016 kundër këtij sulmi edhe nga brenda edhe nga jashtë. Teksa dëgjoja debatin mu kujtuan disa vargje të Hamletit “M’ e lartë është vallë të durosh. Hobe, shigjeta fati të tërbuar. A të përballsh një det të turbull helmesh”. Helme dëgjomë përditë në politikë. Helme që përpiqen të mbulojnë të vërtetën. Helme që përpiqen të helmojnë ata që kanë qëndruehsmëri. Une besoj se ne politikë ka rëndësi qendrueshëmria.

Me 12 vite në politikë e di sot se kush është i shitur dhe kush është i blerë. Kush i shërben qeverisë dhe kush Edi Ramës. Kush i shërben X oligarkut të naftës. E kush merr lejen e ndërtimi. Sot e kanë të qartë qytetarët shqiptarë. E kanë të qartë se kush merr leje hidrocentralesh. E kane të qartë të gjithë se çfarë ka ndodhur në politikën shqiptare. Unë kam refuzuar të bëhem pjesë e kësaj balte sepse kushdo që sulmon e shan ato që kanë partinë e vet politike, vetëm sa jep argument kundërshtarit për ta përdorur këtë argument siç e përdor sot, dhe flasin sot për rublat ruse, këto ish Partia Komuniste. Sot në politikë duhet të tregojmë se si behët politikë. E unë e kam treguar duke folur me argumente, fakte dhe duke folur të vërtetën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?