Politike

Ja cfarë thoshte Ina Zhupa më datë 18 Dhjetor për foltoren dhe Berishën (VIDEO)

KAON

Kjo eshte deklarata e Ina Zhupes me date 18 dhjetor teksa mbahej kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha. Atehere ajo mbeshteste fuqishem levizjen e Bashes, por se cfare ndodhi me vone nuk u mor vesh dhe nuk u sqarua se, pse Ina Zhupa iu bashkua foltores se Berishes dhe qe prej atehere mban qendrim te akullt ndaj grupit ku vete ishte pjese. Jo me larg se sot, ajo sulmoi serish deputetet e PD qe drejtohen nga Enkelejd Alibeaj duke i quajtur ata nje grup i vogel qe ndodhen aty per interesa personale. Te njejte fjalor ka perdorur edhe per demokratet e 11 dhjetorit teksa iu bente thirrje qe ti bashkoheshin Bashes dhe mos ndiqnin Berishen per interesat e tij personale.

Deklarata e Ina Zhupes me 18 dhjetor: Sipas saj ‘referendumi i kafeneve’ nuk mund të marrin vendime të vlefshme. “Demokratë që nuk kishin konfirmuar më parë pjesëmarrjen kanë ardhur sot këtu.

E kanë parë spektaklin në ‘Air Albania’. Ai proces që po ndodh në kafenetë e Shqipërisë nuk prodhon vendime. Unë i bëj thirrje të gjithëve të vijnë këtu, nëse janë delegatë të marrin kartën, të thonë mendimet e tyre qoftë kundër Lulzim Bashës apo kundër meje. Më vjen keq që demokratët po përdoren si ‘mish për top’ për interesa personale”, tha Zhupa në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?