SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Meta fton qytetarët në protestë: Ejani të shikoni me sytë tuaj skenën e krimit!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e organizuar nga PL, e cila do të mbahet sot në orën 18:00 në inceneratorin e Tiranës.

Meta u shpreh në një deklaratë për medie se kjo do të jetë një protestë paqësore dhe model, ku sipas tij qytetarët do të mundin të shohin  nga afër skenën e krimit, siç e quan ndryshe ai inceneratorin e kryeqytetit.

                                   Pjesë nga fjala e Metës:

Dëshiroj që të ftoj qytetarët që të jenë të pranishëm në këtë skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe mashtrimeve të qeverisë dhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji.

Për t’i dhënë fund këtij korrupsioni ndaj të bëhemi të gjithë bbashkë sot që të  mos vajtojmë vitin e ardhshëm statistikat kur të fillojë shkolla. Në mënyrë që Shqipëria të mos ndihet e braktisur. Ndaj ftoj dhe njëherë qytetarë të gjithë sot të jenë atje për të parë më sytë e tyre këtë skenë krimi, të vënë gishtin mbi faktet, që drejtësia nuk i shikon se partia në pushtet e ka zënë për fyti.

Janë paratë e qytetarëve që vidhen hapur nga mafia sepse kështu i intereson Ramës.

Do të jetë një protestë e parë që do të vijohet nga të tjera. Skena e krimit aty është më flagrante dhe më e dukshme se kudo tjetër. Do të vazhdojmë dhe në skena të tjera të krimit. Do të jetë një protestë paqësore dhe model, fakti që ne e kemi zgjdhur protestën tek vendi i krimit, e bën më të rëndësishme këtë situatë.

Protestuesit do të jenë të udhëzuar nga ekipet që po merren me organizmin e protestës. Falenderoj qytetarët që do të solidarizohen me këtë protestë që bëhet në mbrojtje të interesit të tyre qytetar publik dhe kombëtar sepse mafia duhet ndalur sot. Është sot koha për të ekzekutuar frikën që mafia kërkon të mbjellë kudo në vendin tonë, shoqërinë tonë dhe në të gjithë familjet shqiptare në mënyrë që ato të pajtohen me heshtjen, me vjedhjen, të pranojnë poshtërimin, grabitjen vetëm për shkak të frikës

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?