AktualitetShkrime

Nga Skerdjan Dhuli/ Muç, Elbasani është vepër edhe e jotja.

Lexova jo pa deshire disa radhe te Mustafa Nanos. Shkruar jo pa inat e hic pa deshire per te thene ca te verteta qe ne i dime sepse i shohim edhe jetojme cdo dite. Bandat kriminale te Elbasanit (por jo vetem), qe rrenjet i kane ne seline e PS, sot si hic ndonjehere jane ne aktivitetin e tyre me maksimal. Prej dites se pare ne pushtet te qeverise se Edi Rames, askush nuk eshte ne gjendje te ndaje ku mbaron shteti e ku fillojne bandat. Sepse prej 4 vitesh ato jane NJE.

Kjo nuk eshte aspak per politike, se fundja une jo vetem qe nuk marr vota po as nuk kam ndonje interes e qellim te madh qe cdo moment te atakoj nje Rame qe nuk e di cka ngele me pa i thene. Ama situata e fundit ne Elbasan eshte vertete nje klithme per prag katastrofe. Nje katastrofe qe nuk do shume per tu ndaluar. Sepse ndryshe nga rastet e tjera, bandat e Elbasanit, Durresit, Vlore, etj, rrenjet e tyre e dime ku i kane. Ne seline e PS. E per pasoje, goditja ndaj tyre eshte e lehte nese shteti do.

Mirepo ka nje problem kjo situata e bandave o Mustafa (qe per koicidence ke emrin e tim eti). Ketyre bandave ti ne vitin 2013 ju bere thirrjen lapidar, “te mblidhemi te gjithe rreth Rames per te rrezuar Saliun…” Une nuk e di si ndihesh sot qe sheh se Elbasani gelon nen pushtetin e bandave kriminale e qe Policia as nuk guxon tju permende emrin, apo qe ne Durres bandat arrijne te marrin peng drejtor Hipoteke e kryebashkiak. Apo qe ne Vlore bandat kane ngritur parimin se “ne Vlore fiton ai qe te vret i pari”… Nuk e di as sesi ndihesh kur mendon se Klement Balili eshte akoma per qef te vete e Policia ne rastin me te mire i ben sehir, e ne rastin me te keq e mbron.

Megjithate neve si Shqiptar na ke nje detyrim si njeri qe prej te pakten 20 e kusur vitesh na ke zene ekranin. Na ke detyrmin e nje ndjese te madhe qe qeveria dhe partia per te cilen ti u bere ure, sot eshte foleja me e madhe e bandave kriminale. Na detyrohesh nje ndjese publike qe sot kemi arritur ne gjendjen ku nuk dime me fundin e shtetit e fillimin e bandave. Prandaj ne jemi ne kete gjendje sot. Prandaj Policia e Elbasanit sot vlen me pak se nje pule e blere ne supermarket.

Prandaj sot kupola drejtuese e Policise se Shtetit nuk ka asnje dallim, absolitisht asnje, me organizatat kriminale me te rrezikshme qe mban ndoshta gjithe Ballkani. Prandaj Muc, shih e reflekto edhe ti. Sa nuk eshte vone… Se Rama e ka marre rrugen e ikjes. Numeron vec ditet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?