Aktualitet

Akuzat e PD për sulmet kibernetike, Rama: Trillime, shpotitje, ligësi e neveritshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me sulmet kibernetike ndaj serverave të shtetit shqiptar.

Në një deklaratë për media, zëdhënësja e PD, Floriana Garo akuzoi qeverinë për korrupsion në fushën e kibernetikës si dhe paaftësi dhe papërgatitje për mbrojtje në raste sulmesh.

Por kryeministri Rama i quan akuzat si padije dhe përtaci në fushën ndaj informacionit, ndërsa thotë në një postim në Tëitter se “kënaqësia që pjell trillime” tregon për “një ligësi të neveritshme”.

“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi”, thotë Rama.

Rama Tw

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania