Qëndresa në Spaç/ Alibeaj: Vendi të shkëputet nga kthetrat e komunizmit e hajdutëve

Aktualitet

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka rikthyer në vëmendje burgun e Spaçit dhe ngjarjen e ngritjes së flamurit pa simbolet komuniste në 1973 nga një grup të burgosurish.

Alibeaj me anë të një statusi në Facebook, ka përkujtuar aktin e rrallë për kohën.

Ai ka bërë një paralelizëm me kohën e sotme, duke e quajtur një akt nderimi jo vetëm për qëndresën ndaj komunizmit por edhe respekt ndaj obligimit për të shkëputur përfundimisht vendin nga kthetrat e diktaturës së hajdutëve dhe kriminelëve dhe për ta rikthyer atje ku i takon, në gjirin e Perëndimit.

“21 maj 1973. Diktatura komuniste e kishte zhytur Shqipërinë në honet më të errëta të izolimit. Një grup të burgosurish politikë ngritën në Spaç flamurin kuqezi, pa yllin komunist. 3 ditë lirie e tronditën drejt e në zemër Sigurimin e Shtetit, e ku u dëgjua për herë të parë zëri se Shqipëria do të bëhej si Europa.

 

 

 

Pal Zefi, Skënder Daja, Hajro Pashaj dhe Dervish Bejko, 4 martirë të Revoltës së Spaçit, treguan se edhe në momentet më të zeza, edhe të vetëm, guximi dhe trimëria rrëzuan regjimin komunist për 3 ditë lirie, dhe se për lirinë ia vlen të sakrifikosh. U ekzekutuan, dhe eshtrat e tyre nuk gjenden as sot, por akti i tyre është dhe do mbetet i gjallë për të sotmen dhe të ardhmen!

Përkujtimi i atij akti e atyre heronjve, është nderim jo vetëm i qëndresës ndaj diktaturës por dhe respekt ndaj obligimit për të shkëputur përfundimisht vendin nga kthetrat e diktaturës së hajdutëve dhe kriminelëve dhe për ta rikthyer atje ku i takon, në gjirin e Perëndimit”, ka shkruar Alibeaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?