SPRINT NEWS ALBANIA

ShowStil/Jetë

Kush është banori më i ri që do të bëhet pjesë e Big Brother VIP

Ish-konkurrenti i Për’Puthen, Shkëlqim Bega, do të jetë konkurrenti më i ri i Big Brother VIP. Konkurrenti i ri, i cili do të bëhet pjesë e shtëpisë mbrëmjen e sotme, ishte një zgjedhje “rastësore” përmes një giveway dhe duhet të ishte një banor i thjeshtë e jo VIP.

Por, siç mësohet Çim Bega ka qenë pjesë e “Për’Puthen2” dhe nuk është një personazh i panjohur për publikun.

“Siç ju njoftuam, banori më i ri që do t’u bashkohet yjeve të “Big Brother VIP”, përzgjidhej mes shumë të regjistruarve në Giveaway “Top on Top”.

Çim Bega është zgjedhur nga të gjithë ata që aplikuan në linkun e publikuar para disa ditësh.

Suksese Çimit dhe suksese të gjithë juve që keni marrë pjesë në këtë Giveaway”, thuhet në faqen zyrtare të Big Brother.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?