Nga Edison Ypi: Republika e re

Uncategorized

Republika e re që do realizojë Lul Basha pas kompozimit të qeverisë teknike, është e vetmja mundësi që ka mbetur për të evituar rreziqet serioze që kërcënojnë vendin.
Republika e re e Lul Bashës do jetë vendi i shqiptarëve të qytetëruar që besojnë tek puna, dija, nderi, rregulli, Ligji, respekti, ruajtja e vlerave, do jetë vendi ku asnjë shqiptar nuk do ketë asnjë arsye dhe asnjë shkak për të bërë paudhësira, sherre, dreqnira.
Peisazhi natyror dhe urban i Republikës së re shqiptare nuk do ketë kurrkund asnjë gjurmë të mbjellash të mallkuara nga Zoti si hashashi, papaveri, shafrani, duhani. Republika e re do mbillet e tëra me fruta të bekuara nga ato që klyshat e komunistave e penguan me një mijë mënyra Doktorin t’i mbillte si, arra, lajthi, bajame, ullinj, fiq, ftonj, rrush, shegë, qershi.
Në Republikën e re parazitët llapaqena intriganta dhe shpifësa ta harrojnë se në kafene mund të rrinë më tepër se 30 minuta. Cilitdo që këtë rregull do ta shkeli qoftë edhe për disa sekonda më tepër, kafeneja do ta qerasi me një pije të përgatitur enkas nga kimistë me eksperiencë në fushën e helmimit. Efekti i kësaj pije të subvencionuar nga shteti do konstatohet pas pak minutash kur mbi ballin e kohëbjerrësit do çfaqet e gdhendur thellë në mish fjala “idiot”.
Rrugët, sheshet, stadiumet, vendet publike të Republikës së re nuk do mbajnë emra kriminelësh atentatorë që kanë bërë vrasje por emra dijetarësh të shquar, patriotë të mëdhenj, poetë të vërtetë, shkrimtarë që kanë bërë kryevepra botërore, bejlerë që kanë shkrirë pasuritë dhe jetët e tyre për të mirën e Shqipërisë si, “Sheshi Lasgush”, “Teatri Konica”, “Muzeu Ypi”, “Autostrada Toptani”, “Akademia Kadare”.
kurvi më mizor se Neroni, më kriminel se Hitleri, më vrasës se Stalini, do jetë nga vendimet e para të qeverisë së Republikës së re.
Dy nga ligjet më të rëndësishme që kush do bëjë naze t’i zbatojë do t’i këputet koka me sëpatë mbi një trung dhe do t’i thyhen kockat me çekiç, do jenë; Atij që shet votën i pritet në çast dora. Atij që votën e blen i shkulet në vend krahu.
Çdo ndryshim arkitekturor urbanistik sado minimal i cilitdo qytet ose fshat do bëhet vetëm pasi të jetë pranuar me konsesusin referendar e të paktën 80 % të popullit të komunitetit.
Autoritetet vendore të Republikës së re që do i bishtnojnë rregullit të mësipërm, pasi të lidhen këmbë e duar me litar, do zhyten në një vaskë me acid klorhidrik dhe do lihen aty në prani të një turme që do duartrokasi pa u ndalur derisa mishi dhe kockat të jenë shkrirë plotësisht.
Karriera në profesion, marrja e përgjegjsive, ngritja në hierarkinë e administratës publike në Republikën e re të Lul Bashës do jenë plotësisht meritokratike. Për ta arritur këtë objektiv madhor, për cilindo nëpunës publik, do jenë të detyrueshëm si lartësimi progresiv profesional që do verifikohet me anë testesh periodikë, edhe ngitja e nivelit kulturor përmes tre detyrimeve vjetore, që do jenë;
Lexim i detyruar i pesë romaneve nga Letërsia serioze.
Aftësia për të shkruar një letër dashurie bindëse dhe të ndjerë.
Të mësuarit përmëndësh të dhjetë poezive nga Dante, Lasgush, Shekspir, Goethe.
Dalja në fotografi me të ngrëna përpara do konsiderohet turp më i fëlliqët se inçesti dhe do dënohet me vdekje pa gjyq dhe pa apel duke i futur hajvanit në fjalë me detyrim përmes gojës në stomak të gjitha mbeturinat mbi tavolinë, kockat dhe shishet includet. Gjatë gëlltitjes së detyruar të qelqeve, britmat dhe ulurimat e gryksave do regjistrohen në formatin mp3 për tua shpërndarë gratis të tjerëve grykësa që pasi t’i dëgjojnë të zenë ment të mos përsërisin të njëjtin turp.
Shejtanbudallenjve që nga njëra anë s’lënë hile pa bërë për të seduktuar femra dhe s’lënë bordello pa frekuentuar për të hequr stresin, dhe nga ana tjetër bëjnë propagandë të hapur ose të fshehur për mbulimin e femrave, do tu çahet kafka me sqepar, kufoma do tu hidhet në mes të rrugës derisa ta thajë dielli dhe ta shplajë shiu.
Individët që konstatohet se janë njëkohësisht partizanë të mbulimit të femrave, mohues të identitetit europian shqiptar, anatemues të figurave të shquara të Historisë shqiptare si Skënderbeu, Noli, Kadare, Doktori, do dënohen me ashpërsinë më madhe si kryptosigurimista. Pasi do pushkatohen nga 1 e nga 1 si qen, do mbulohen nga 10 e nga 10 në gropa të përbashkëta ku do digjen me vajgur si lugetër që të mos ngjallen përsëri.
Republika e re do konfiskojë urgjentisht zyrat dhe pasuritë e të ashtuquajturës Shoqëri Civile. Hajdutët spiuna të Sigurimit që kanë kaq vite në krye të kësaj mender shoqërie, do mbyllen në kafaza me zbarra çeliku re Zogu Zi. Aty do lihen ata plehra derisa të ngordhin dhe kofomat tua nxjerrin me çengela. Simotrave të tyre, karaputanave në krye të shoqatave, atyre kurvave hajdute që kanë paturpësinë dhe dalin në televizor për të shitur moral, pasi tu konfiskohet gjithçka, do dërgohen të fitojnë bukën e gojës te semafori me anë të profesionit që njohin më mirë.
Kush do ta shkruaj Gjuhën Shqipe me gabime, qoftë edhe në Fejsbuk, do t’i plaset koka pas murit t’i bëhet copa, trutë t’i rrjedhin në tokë t’i lëpijnë macet dhe qëntë.
Zagarëve që jetojnë nëpër bodrumet e botës prejnga me kompjuter japin ment si të zgjidhen problemet e brendëshme të Shqipërisë, do tu dërgohen në adresat email një virus i tillë që sapo ta marrin, kompjuteri tu shpërthejë në surrat t’i qorrojë e shurdhojë përgjithmonë.
Kush do guxojë të kundërshtojë sadopak ligjet e Republikës së re të Lul Bashës do digjet i gjallë me benzinë ose do zjehet në një kazan me ujë të valuar.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments