AktualitetAnalizeShkrime

Nga Armand Maho/ Në qeverinë e rilindjes, LSI ishte pjesa më e mirë!

Kjo qurravitja e Rames se nuk e la Meta te qeveriste eshte gjeja me e peshtire qe me kane zene veshet ne 27 vjet qe mbaj mend kete sistem. Te jesh kreu i partise me te madhe ne koalicionin qeverises dhe kryetari i saj, me pushtet te pafundem per te zgjedhur deputete, ministra e drejtore, me 86 mandate ne kuvend, dhe prej 3 vjetesh me 71 apo me shume mandate per te mbajtur qeverine pa Meten, dhe te ankohesh sikur te hyri me zor ne koalicion vetem tek natyra e Edi Rames mund te ndodhe dhe ja perse .

Kur Berisha humbi ne vitin 2013 u terhoq me dinjitet. Dha doreheqjen, mori pergjegjesite dhe nuk e adresoi gishtin tek askush. Nga ikja e Metes ai kish humbur 9 mandate, krahasuar me 2009-n por serish asnjehere se ka permendur kete fakt duke gjykuar se ato jane votat qe su pajtuan me menyren se si ai qeveriste. Kaq e thjeshte eshte! Ndryshimi me Ramen eshte i dukshem. Ai gjithmone kerkon ta heqja fajin nga vetja. Para disa muajsh, vidhte Elisa, e kishin fajin gjyqtaret. Jepte koncensione Beqja e kishin fajin prokuroret. Vdisnin kalamajt ne landfillet e Veliajt e kishte fajin vettingu qe spo behej. Sot lali Eri psh duhet te ishte ne burg por lirine e bleu me parate e sheshit Skenderbej , dhe tani vjen e na kerkon ti bejme nder qe te votojme Edi Ramen. Rama nga ana e tij kur ishte kaq ne siklet nga Meta mund te jepte doreheqjen dhe ta conte vendin ne zgjedhje te parakohshne jo ti shkonte nje here ne dy dite ne zyre sa here i duhej.

Te bejme nje krahasim. Ne raport me qeverine Berisha, korrupsioni dhe menyra klienteliste se si vepronte LSI ishte mjaft e dukshme tek ministrite qe drejtonte krahasuar me pjesen tjeter. Ata etiketoheshin jo pak per menyrat abuzive qe drejtonin institucionet, duke eklipsuar ne kete pike pjesen tjeter te qeverisjes. Megjithese mundoheshin te ishin shume te kujdesshem per shkak dhe te autoritetit te padiskutueshem te Berishes, serish nuk rrinin dot pa i realizuar qellimet e tyre. Le te dale njeri dhe ta kundershtoje! Ndersa ne qeverine Rama pjesa e LSI u be padukshme. Ministrat e saj dhe te mendohem mire mezi i kujtoj. Asnje nga ministrite e saj nuk mbahet mend per ndonje skandal apo akt korruptiv qe ta bente Ramen te justifikohej, dhe kjo jo sepse kjo qeveri ska pasur korrupsion, jo sepse LSI hoqi dore nga menyra si drejton institucionet, ajo eshte e njejta….

LSI u be pjesa “engjellore” e qeverise sepse, Rama, Beqja, Tahiri, Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj, e deri te Bushati prodhonin cdo dite nga nje skandal dhe jo nga ato dosido. Punesimet dhe klientelizmi i LSI dukej parajse para koncensioneve te Beqjes, para tonelatave te droges se Tahirit, koncensioneve ne miniera dhe tenderave e OSHEE te Gjiknurit e keshtu ne rradhe. Klientelizmi dhe punesimet e LSI ishin therrime te padukshme para mizorise me te cilen Rama trajtonte te varfrit, apo raprezaljet qe i bente biznesit. Cfare ishin klientelizmi dhe punesimet para menyres si drejtoheshin doganat e tatimet, apo si pervetesoheshin fondet e arsimit. Keto dhe te tjera institucione jane ingranazhet dhe rrotat qe i drejton ai qe sot do timonin i vetem dhe sdi apo s’mbaj mend qe ta kete penguar per kete gje Meta. Aleati i tij ka votuar cdo ligj qe kerkonte nga 70 deri ne 84 vota.

Kam pershtypjen se e gjithe kjo qe po behet eshte nje sulm i Rames nga frika se mos kete fatin e Berishes ne 2013. Ai e di fort mire se cdo rritje e LSI do te thote humbje mandatesh per te ne disa qarqe te rendesishme te vendit si Korce, Fier, Elbasan, Tirane e Vlore e Berat, ku investimin me te fundit e beri me ish policin Lefter! Por tashme eshte vone, askush se beson se ai ka pasur ideal tjeter vec vjedhjes e grabitjes. Sot mund te thuhet me bindje se ne qeverine e tij LSI ishte pjesa me e mire dhe me e ndershme. Imagjinoni si ka qene pjesa e Rames.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?