Analize

Nga Vehap Kola: Po! Feja mund të jetë opium për popujt.

Komunistet nuk kane levizur asnjehere nga qendrimi i tyre se feja eshte opium per popujt.
Ata thjeshte e kane kuptuar se opiumi mund t’u sherbeje me mire si instrument per te vene ne gjume popujt, sesa si argument perimor per te sulmuar fene si ndihmese e tiraneve.
Sot ata jane ne pushtet. Opiumi eshte menyra me e mire per te qetesuar zemerimin e njerezve ndaj opresionit dhe plackitjes. Keshtu jane hedhur ne gjueti per njerez te fese qe mund t’i miklojne apo blejne me interesa te vogla mondane.
Ndersa dje prishte kishat e xhamite, komunizmi sot, duke e kuptuar se feja eshte reduktuar ne xhami dhe ne kishe, nuk i prish, por i legalizon, i peruron, i celebron ato. Sepse, nje kuptim kaq i instrumentalizuar i fese eshte lehtesisht i perdorshem per interesa te medha te pushtetit dhe tiranise.
Le te perfytyrojme per nje cast nje komunitet besimtaresh te feve te ndryshme qe nuk jane me te shqetesuar per numrin e faltoreve apo lartesite e minareve a kubeve, sesa jane te shqetesuar per padrejtesine qe u behet njerezve te shtypur, pasurine qe u merret te zoteve dhe promovimin e menyrave te pamoralshme te arritjes se qellimeve.
Me cfare do t’i miklonte nje pushtet, i kujtdoqofte ai, keta besimtare?
A zoteron pushteti i padrejte ndonje biskote elektorale per te genjyer njerezit qe nuk e durojne shtremberimin moral dhe zullumin?
Jo.
Prandaj, komunistet e te sotmes nuk jane aq parimore sa ato te komunizmit te pare, por jane poaq metodologjike ne oportunizmin me te cilin perdorin kuptimin e instrumentalizuar mbi fene si opium per popullin naiv apo shpeshhere edhe pragmatist.
Xhamite dhe kishat i ndertojne dhe ne altaret a minberet e tyre lartesojne fjalen e peshtire, justifikimin dhe shtremberimin e konceptit te se drejtes dhe percudnimin e besimtarit hero-tragjik qe mban mbi shpine kostot e te thenit te se vertetes dhe kundershtimit te genjeshtres.
Keshtu, njerezit e fese behen ne menyre te vullnetshme tregtare te opiumit qe tulat gjykimin parimor dhe ben hesape te uleta te perfitimeve te vogla personale e afatshkurtra.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?