Doni të humbisni 3 kg brënda një muaji? Ja dieta me vezë

Ndryshe nga dietat e zakonshme që duhen ndjekur me rigorozitet gjatë një periudhe të caktuar, si për shembull: 1 javë, 2 javë ose dhe 1 muaj, kjo dietë duhet bërë vetëm 3 herë në javë. Ditët e tjera ushqehuni si zakonisht, por pa e tepruar. Duhet të shmangni në mënyrë kategorike kripën, karbohidratet, yndyrnat, pijet e gazuara etj. Gjatë këtyre 3 ditëve pini sa më shumë ujë.

Dita e parë

Mëngjesi: Dy vezë të ziera, dy domatëza qershi dhe një filxhan çaj jeshil pa sheqer.

Dreka: Dy të bardha veze të ziera, 150 gr peshk i pjekur dhe një gotë çaji jeshil.

Në vaktin e ndërmjetëm: Një mollë

Darka: perime të ziera (brokoli, lulelakër, karota, bizele,) një filxhan çaj jeshil

Dita e dytë

Mëngjesi: Dy vezë të ziera, një banane dhe një filxhan çaj jeshil

Dreka: Dy të verdha veze të zier, 150 gr fileto pule me krem djathi dhe një gotë çaji jeshil

Vakti i pasdites: Një portokall

Darka: Gjizë pa kripë, një vezë e zier, një fetë e bukë të thekur dhe një filxhan kos

Dita e tretë

Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një gotë me lëng spinaqi

Dreka: Dy të bardha veze të zier, 150 gram mish të kuq të gatuar në avull dhe një filxhan çaj jeshil

Vakti i pasdites: Një limon

Darka: Dy patate të pjekura, sallatë jeshile dhe një gotë të çaj jeshil.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments