Zjarri në Tiranë, policia: Flakët kanë përfshirë një banesë private

Aktualitet

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e “Misto Mames” në Tiranë.

Nga informacionet paraprake u dyshua se bëhej fjalë për një magazinë bojërash, por policia saktëson se zjarri ka rënë në një banesë, si pasojë e një defekti në bombulën e gazit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?