Berisha,drejtësia refuzon të lëshojë urdhër arresti për Amant Josifin

Politike

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar përmes një postimi në rrjetet sociale një turp veprimin e drejtësisë për të mos lëshuar urdhër arresti për, Amant Josifin.

Berisha është shprehur se Olsi Rama e përcolli për në Dubai, Josifin pasi aty janë të depozituara parat e vjedhura për të ndërtuar në Durrës së bashku me bosat shqiptar të trafikut të drogës të vendosur aty.

Të dashur miq, Amant Josifi ortaku i Olsi Ramës vjedh me mashtrim me Call Center nga Shqipëria 1 miliard euro në Spanjë, Gjermani etj dhe ndaj tij askush nuk goxoi të lëshojë mandat arresti. Oratakun, Olsi e përcolli për Dubai ku janë të depozituara parat e vjedhura për të ndërtuar në Durrës së bashku me bosat shqiptar të trafikut të drogës të vendosur aty, Dubai City-n e Edi Ramës.
Kurse sipas komunikatës së djeshme të policisë

 

Në pranga u vu shtetasi P.M nga fshati Berdicë në Shkodër për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

 

 

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër,’
Kësaj i thonë kur vjedh 1 miliard euro si ortak i Olsit, ndërton qytet, kurse vjedh 300 euro energji shkon në qeli. Kjo është turp drejtësia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?