Eksperti Selami Xhepa: Rikthimi i euros në nivelin e 120 lekëve mbetet “një ëndërr”

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa tha se rikthimi i euros në nivelin e 120 lekëve mbetet “një ëndërr”. Ky konsiderohet një lajm negativ, kryesisht për kontributet e emigrantëve.

“Edhe pse nuk ka statistika të mirëfillta, mendoj që për familjet shqiptare niveli i euros është më i lartë se 15 vite më parë, prej kontributit të emigrantëve që kanë rritur të ardhurat. Kjo euro do rrijë kaq sa është, është ëndërr të shkojë prapë 120 lekë”, tha ai.

I ftuar në emsionin “Open”, tha se Shqipëria ka një treg valutor të cekët dhe se poi ndodh një ndryshim strukturor mes euros dhe tregut derivat.

“Shqipëria ka një treg valutor të cekët. Problemi tjetër është se po ndodh një ndryshim strukturor mes euros dhe tregut derivat. Gjykoj se në këtë strukturë të re monetare, ku pjesë janë edhe faktorë të tjerë si segmente të tregut që nuk zhvillohen në euro dhe jo me lekë. Si p.sh. Si blerja e një shtëpie, makinë etj.

Këto transaksione, janë të regjistruara, por edhe jo. Ka një rritje të fortë të të ardhurave nga turizmi. Po ashtu kemi një rritje të të ardhurave nga remitancat. Do të na duhet të shohim nëse kjo do jetë periudhë afatgjatë apo afatshkurtër”, u shpreh Xhepa.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?