Aktualitet

Plagosja me armë në Pogradec, Policia rrethon zonën

 

Policia ka ngritur postblloqe të shumta në në hyrje të Maliqit, për të kapur autorin e krimit, i cili dyshohet se është Deist Meko.

 

Ndërkohë mësohet se shtetasi i plagosur është Alted Olldashi, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit nën trajtimin mjekësor.

I plagosuri me armë, ka plagë në bark, dorë, e këmbë. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësise

Njoftimi i Policisë:

Pogradec-Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?