Nga Kreshnik Osmani/ Në çmendinë, nuk mund të gjykosh askënd!

Analize Shkrime

Po lexoja nje shkrim timin te para dy diteve te cilin e kishte botuar nje nga shume te perditshme Shqiptare (behet fjale per kete shkrimin e fundit per largimin e dhimbshem te Adeles nga jeta). Tek komentet poshte shkrimit (feedback) perveç atyre qe e komplimentonin shkrimin, kishte edhe te tjere qe nuk ishin dakord dhe kjo eshte normale fare. Por, ishte edhe nje ushtri me njerez qe thonin se isha palle, hajvan, debil, kafshe, injorant, etj etj nga epitetet me te frikshme te fjalorit shqip-shqip. Interesant ishte fakti se keta qe nuk linin te zeze pa thene, citonin se nuk me njihnin dhe se nuk me kishin degjuar kurre me pare dhe kjo ishte nje arsye e mjaftueshme qe une te isha pallë. A e kuptoni ç’u kane bere njerezve?! A e ndjeni se jetojme ne nje shoqeri te rrezikshme te ngarkuar me stres, varferi, tmerr, mjeri, urrejtje e çmenduri?!

Qe te mos jesh dakord me dike jemi me rregull. Por si mund te shash me liber shtepie dike qe nuk e njeh?! Si eshte e mundur qe te te shajne motren, famijen, njerezit e shtepise, stilin, fisin, racen per fajin e vetem se ta boton shkrimin nje gazete me lexueshmeri te larte?! Si eshte e mundur qe te urresh me fuqine e shpirtit dike qe nuk e njeh dhe nuk e ke pare kurre vetem se ai ka bere nje shkrim?! Nuk kam asnje problem sigurisht me askend sepse nuk me bejne pershtypje keto historite me sharje, por desha te them sesa i frikshem eshte realiteti ne te cilin jetojme. Ti nuk ke qene asnjehere ne asnje detyre shteterore. Nuk je paguar asnje cent kurre ne jeten tende nga taksat e ketyre njerezve. Nuk ua ke ngare e keqtrajtuar as motrat, as grate, vajzat, as familjet, as nuk i ke share, as nuk i ke vjedhur kurre, as nuk i ke urryer, as ke qene kurre pergjegjes per jetet e tyre te bukura apo te shmetuara e megjithate te nxijne, te degjenerojne te grijne, te shkrijne, te grisin, te peshtyjne.

Kjo situate eshte e rrezikshme sepse ky lloj tensioni dhe stresi prodhon vetem kancer. Kanceri nuk eshte asgje me shume se nje qelize e cmendur qe riprodhohet ne menyre idiote aq shpesh, aq fort dhe ne menyre aq te crregullt sa mbjell enjtje, gunga, masa malinje dhe vdekje kudo qe shkel e prek. Me pas perhapet nepermjet eneve te gjakut per t’u shpengulur tek organet e tjera dhe ne kete moment nuk ka me terapi t’i beje derman. Shoqeria jone eshte e semure rende dhe semundja e tyre malinje mbahet nen kontroll prej nje oligarkie te frikshme politike e financiare te pashpirt e cila kontrollon mendjet dhe jetet e tyre nepermjet cmendurise, sepse vetem si te cmendur mund t’i kontrollojne me mire. Sklleverit duhet te jene te cmendur. Nuk duhet te mendojne. Nuk duhet te kene norma, ndjenja, emocion, dashuri, mendim, qetesi, shpirt, zemer, fryme, urim, miresi, lumturi. Sklleverit duhet te jene gjithmone ne gjendje lufte me jeten, me paqen, me njerezit dhe me shoqerine. Ti perpiqesh here pas here me ate tenden, here duke ia dale mbane e here duke mos mundur ta besh kete, por kur nisesh t’ua heqesh sklleverve prangat, mendojne se po u vjedh byzylyket. Zot, mbushi zemrat dhe mendjet e tyre me paqe, qetesi e lumturi. Ne cmendine, nuk mund te gjykosh askënd, por vetem shpresohet dhe lutet per sherim!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?