SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

38-vjeçari çon me dhunë në shtëpi 27-vjeçaren, tenton ta për*dhunoj

Një 38-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka çuar me dhunë në shtëpi një 27-vjeçare, të cilën ka tentuar ta përdhunojë.

Policia bën me dije se në pranga ka ra shtetasi V.D, i cili ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?