Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake, siguroi presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë televizive të transmetuar sot, duke theksuar se bashkëpunimi midis dy vendeve është transparent.
“Ne nuk po krijojmë një aleancë ushtarake me Kinën,” tha Putin, shkruan Interfax. “Po, ne bashkëpunojmë në fushën ushtarako-teknike. Nuk e fshehim. Gjithçka është transparente, nuk ka sekret”, shtoi ai.
Përkundrazi, presidenti rus vlerësoi se vendet perëndimore, SHBA dhe NATO po përpiqen të krijojnë më shumë aleanca globale.
Total 0 Votes
0
0