Kurti viziton sot Tiranën, takim me Ramën

Aktualitet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, i shoqëruar nga një grup ministrash.

Raportohet se në qendër të diskutimeve që Kurti do të ketë gjatë takimit me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama është marrëveshja e Ohrit, e arritur pas negociatave me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Si Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan për implementimin e marrëveshjes, por presidenti serb nuk firmosi. Pika më e debatuar e kësaj marrëveshjeje është ajo që parashikon formimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Gjatë vizitës në Tiranë, Kurti pritet të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë si presidenti Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?