Politike

Zheni Gjergji dhe Albana Vokshi dorëzuan sot kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për 4 kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë Zheni Gjergji dhe deputetja Albana Vokshi dorëzuan sot në emër të Grupit Parlamentar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për 4 kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë.

Katër kontratat publike në sektorin e shëndetësisë përllogariten në vlerën totale rreth 45.5 miliardë lekë ose 450 milionë dollarë. Auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe hetimet e SPAK kanë treguar për shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, që ngrihen deri në nivelin e përgjegjësisë penale, si në fazën e përzgjedhjes dhe shpalljes së fituesit, ashtu edhe gjatë zbatimit të këtyre kontratave. Pikërisht, me qëllim shqyrtimin e këtyre praktikave, si dhe vlerësimin e marrjes së masave të nevojshme, përfshirë ndërhyrjet ligjore, deputetët nënshkrues kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Kontratat Publike në Sektorin e Shëndetësisë.

Në datën 10.04.2019, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nënshkruar një Kontratë partneriteti publik-privat për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësore, me konsorciumin “Laboratory Netëorks” sh.p.k., i cili përbëhet nga shoqëritë “Labofarma” sh.p.k., “AB Laboratory Solution B.V”, dhe “EXALAB”. Kjo kontratë do të ketë një kohëzgjatje 10-vjecare nga data e komisionit të objektit të fundit laboratorik dhe përllogaritet të ketë kosto totale rreth 114 milionë dollarë.

Në datën 10.02.2016, Ministria e Shëndetësisë dhe shoqëria “DiaVita” sh.p.k., kanë nënshkruar kontratën e koncesionit për shërbimin e hemodializës. Kjo kontratë do të ketë një afat 10-vjecar dhe përllogaritet me një kosto totale prej 70 milionë euro. Historiku i kompanisë fituese të këtij koncesioni ngriti mjaft dyshime, duke qenë se jo vetëm nuk kishte asnjë eksperiencë në sektorin shëndetësor, me një kapital minimal prej 100 mijë lekësh, por pronarët e saj të vetmen eksperiencë në biznes kishin menaxhimin e një bar kafe modeste në qytetin e Beratit. Të dhënat e publikuara më pas në media do të zbulonin se pas kësaj kontrate qëndronte pronari i Spitalit Amerikan, biznesmeni Klodian Allajbeu, i cili nëpërmjet një kompanie të regjistruar në Hollandë do të bëhej edhe pronar përfitues i kësaj kontrate koncesionare.

Në datën 10.12.2015, Ministria e Shëndetësisë dhe shoqëria “SaniService” sh.p.k., nënshkruan kontratën për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale. Kjo kontratë do të ketë një kohëzgjatje 10-vjecare dhe përllogaritet me një kosto totale rreth 100 milionë euro. Deri më tani rezulton që për këtë kontratë të jenë paguar rreth 8 miliardë lekë ose 76 milionë euro.

Në datën 07.01.2015, Ministria e Shëndetësisë dhe shoqëria “3P Life Logistic” sh.p.k., nënshkruan kontratën për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 40 – 65 vjec. Kjo kontratë do të ketë një kohëzgjatje 10-vjecare dhe përllogaritet me një kosto totale rreth 120 milionë euro. Deri më sot rezulton që për këtë kontratë të jenë paguar rreth 60 milionë euro.

Kontratat në Shendetesi, Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji: Aferë e pastër korruptive, i kushton shtetit 450 milion dollarë.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë Zheni Gjergji, denoncoj kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë, duke theksuar se ato i kan kushtuar buxhetit te shtetit 450 milion dollare.Gjergji tha se kontratat ne shendetësi, pas inceneratorëve jan afera korruptive e dyte me e madhe ne vend, e cila detyron qytetaret te te marrin shërbimin shëndetësor me kosto të lartë dhe të pa kontrolluar.

“Auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe hetimet e SPAK për të 4 kontratat publike në sektorin e shëndetsisë kanë treguar për shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, që ngrihen deri në nivelin e përgjegjësisë penale, si në fazën e përzgjedhjes dhe shpalljes së fituesit, ashtu edhe gjatë zbatimit të këtyre kontratave.”

Deklarata e plote:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues te mediave që jeni sot prezent për të përcjellë Kërkesën e 45 Deputeteve te Kuvendit te Shqiperise.

Sot 45 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, do ti dorëzojmë kryetares së Kuvendit Zj Lindita Nikolla kërkesën tone për ngritjen e një komisioni hetimor në përputhje me Kushtetutën
mbi verifikimin në hollësi të të gjitha problematikave që lidhen me 4 kontratat publike në sektorin e shëndetsisë, me qëllim që të kontrollohet zbatimi i legjislacionit në fuqi, të nxirren përgjegjësitë institucionale, si dhe të merren masa të përshtatshme në drejtim të mbrojtjes së parimeve të ligjshmërisë, barazisë, konkurrencës, meritokracisë, dhe eficencës ekonomike në procedurat koncensionare të partneritetit publik- privat, pa cënuar në asnjë moment shëndetin e popullatës sonë.

Shëndeti i popullatës për mua si Kryetare e Komisionit të Punës, Cështjeve Sociale dhe Shëndetsisë, por dhe si mjeke në profesion mbetet parimi kryesor i punës sime si deputete,
– ndaj vlerësimi i efikasitetit të dhënies me koncesion të 4 shërbimeve madhore në shëndetsi, si Koncensioni i Hemodializës, Koncensioni i Check-up, Koncensioni i Sterilizimit të mjeteve kirurgjikale dhe Koncensioni i laboratorëve mbetet i domosdoshëm për tu vlerësuar nga ana jonë.

Sa kanë përfituar qytetarët shqiptarë nga dhënia me koncesion e këtyre 4 shërbimeve që në fakt buxhetit të shtetit i kushtojnë miliona euro, para të taksapaguesve shqiptarë.
Prej vitesh ka munguar një analizë e institucioneve shtetërore për përfitimet shëndetsore të popullatës nga shërbimet e ofruara nga këto 4 koncensione në shëndetsi.

A kanë ndihmuar të dhënat e grumbullura nga këto shërbime si check -up për hartimin e politikave shëndetsore në vend?

Sa është vdekshmëria dhe sëmundshmëria e pacientëve në Hemodializë krahasuar me qendrën e Hemodializës në QSUT apo me vendet e rajonit e ato europiane?

A kanë shërbyer të dhënat e marra nga këto koncensione për punë shkencore, me qëllim rritjen e punës kërkuese, ballafaquese me vendet europiane apo botërore?

Sot shqiptarët paguajnë para më shumë se cdo qytetar i vendeve të rajonit dhe europës, për marrjen e shërbimit shëndetsor dhe blerje të medikamenteve për trajtim në tregun e lirë e të pakontrolluar farmaceutik.

Katër kontratat publike në sektorin e shëndetsisë përllogariten në vlerën 45.5 miliardë lekë ose 450 milionë dollarë dhe konsiderohen si afera e dytë më e madhe korruptive në vend.
Partia Demokratike i ka adresuar gjithmonë, qysh në fillimet e përzgjedhjes së paracaktuar të firmës fituese si afera korruptive koncensionet në shëndetsi duke i denoncuar edhe në SPAK.

Auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe hetimet e SPAK për të 4 kontratat publike në sektorin e shëndetsisë kanë treguar për shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, që ngrihen deri në nivelin e përgjegjësisë penale, si në fazën e përzgjedhjes dhe shpalljes së f…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?