Aktualitet

Pas lirimit reagon Enca: “Janë marrë me ballkonin tim…”

Ruenca Haxhia ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram, fillimisht me një zemër të madhe të kuqe e më pas me fjalët më të ngrohta për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto kohë të vështira.

Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova”, shkruan këngëtarja.

Përpos këtyre, ajo ka ripostuar dhe një foto të saj në plazh ku shkruan: “They been studying my balcony”.

Kujtojmë se Enca u arrestua më12 Shtator pasi në ballkonin e shtëpisë së saj u gjetën 5 vazo të mëdha me bimë kanabisi. Bashkë me të u shoqërua dhe i dashuri i saj, i cili u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje. Këngëtarja kaloi 2 ditë në qeli, e më pas u la e lirë me urdhër të Gjykatës së Tiranës e cila i caktoi masën e “detyrim paraqitje”.

Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër arresti nga gjykata, por vetëm me iniciativë të OPGJ. Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?