Komisioni i Ligjeve miraton me rezerva ligjin për lojërat e fatit

Aktualitet Sport

Qeveria parashikon që të kthejë lojërat e fatit 5 vite pasi miratoi me bujë një ligj për ndalimin e tyre. Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero, pranoi se ndalimi me ligj kishte bërë që të funksiononte në mënyrë informale.

“Qëllimi është për ta formalizuar, për ta taksuar”- u tha ajo deputetëve.

Ndryshimet në projektligjin për lojërat e fatit parashikojnë rikthimin e basteve sportive vetëm online, dhënien e së drejtës për ta ushtruar këtë aktivitet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre nëpërmjet një komisioni të veçantë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha se qeveria po pranon hapur dështimin e mbylljes së basteve në vitin 2018, ndërsa parashtroi një sërë kritikash për projektin si; mungesa e një analize të tregut aktual të lojërave të fatit, të efektit social, sigurisë së të dhënave, etj..

Një analizë përmbledhëse e faktorëve që sollën këtë dështim dhe një analizë financiare e efekteve të këtij dështimi mungojnë në relacion”- theksoi ajo, duke shtuar se kjo analizë do të ndihmonte në parandalimin e një dështimi të skemës së re.

Çupi po ashtu vuri në dukje se qeveria nuk ka sjellë një raport për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari aktualisht, si kazino, llotari kombëtare.

“Ecuria e deritanishme e aktivitetit, volumi i qarkullimit në këtë treg nga këto subjekte, rritja e të ardhurave në këto 5 vite që nga mbyllja e lojërave të tjera të fatit mbeten ende të paqarta dhe të paarsyetuara”-tha

Të njëjtën kërkesë kishte për ministrinë edhe deputeti socialist Fatmir Xhafa.

“Si kemi mbyllur plotësisht lojrat e fatit sepse janë në kazino”-tha ai, duke pyetur ministrisë se, -“Cilat jane vlerat monetare dhe sa kanë perfituar shteti deri në 2022 dhe a ka patur masa ndaj tyre?”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?