Vijon zhvlerësimi i monedhave të huaja – Ekspertët: Sjellje e pashpjegueshme
Leku vijoi edhe këtë enjte forcimin e tij në raport me të gjitha gjitha monedhat e huaja kryesore. Kështu, në tregun e këmbimit valutor, 1 euro u ble me 103.6 lekë dhe u shit me 104.3 lekë.
Në rënie të lirë është edhe dollari amerikan, i cili ditën e sotme u ble nga pikat e këmbimit valutor me 95.4 Lekë dhe u shit me 96.5 Lekë. Rënie shënuan edhe franga zviceriane dhe paundi britanik.
Për ekspertët, kjo është një sjellje jo normale e tregut që nuk mund të justifikohet me faktorët e jashtëm.
“Ngelet pa u analizuar dhe pa u shqyrtuar siç duhet pjesa e atyre parave që janë ofertë më e terpërt në ekonomi, por që nuk vijnë nga burime formale dhe kjo është e gjithë ajo qasje që mund të shpjegojë këtë rënie të vazhdueshme të Euros dhe monedhave të tjera të forta.”
“Vazhdon të përkeqësohet situata e eksportuesve duke përcjellë një situatë paniku dhe pasigurie dhe tek prodhuesit vendas.”
“Do të jetë në një tendencë të stabiziluar, ndoshta edhe më lart nga se është tani pjesë e Euros në treg.”
Këto janë vlerat më të ulëta të këmbimit të monedhave të huaja në raport me Lekun që prej Gushtit të shkuar, kur edhe u mbyll sezoni turistik.