SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizeShkrime

Kalemaj: Rama mund të shpallë zgjedhje të parakohshme, fiton deri në 84 deputetë”

Politologu dhe analisti Ilir Kalemaj, iu përgjigj në “Debati” në A2CNN, pyetjes se sa gjasa ka që kryeministri Edi Rama të shpallë zgjedhje të parakohshme në vjeshtë nisur nga arrestimi i ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj.



Kalemaj tha se nuk është e mundur që në shtator të mbahen zgjedhje të përgjithshme në Shqipëri.

Ai shikon marsin e vitit 2024 si periudhën më të favorshme për këtë, por shprehet se edhe nëse vendi shkon në zgjedhje, kryeministri Edi Rama është në pozita komode për t’i fituar ato, madje duke marrë edhe deri në 84 deputetë.

“Nuk mendoj se shtatori edhe nga pikëpamja kushtetuese është i mundur për të zhvilluar zgjedhje. Para marsit të vitit që vjen nuk mendoj se është e mundur të zhvillohen zgjedhje të përgjithshme në Shqipëri. Zoti Rama mund të jetë komod që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Mund edhe ti fitojë sërish me mazhorancë madje të kualifikuar. Pashë edhe disa sondazhe kohëve të fundit duke iu referuar dhe zgjedhjeve të fundit dhe dilte që zoti Rama kësaj radhe mund tí fitojë edhe katër deputetë. Ndoshta edhe 80 po, 4-5 blihen nga deputetët e çorientuar të opozitës dhe për të krijuar atë 3/5 që bën ndryshime kushtetuese”, tha Kalemaj.


Lidhur kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit, ai deklaroi se afera e inceneratorëve është forma më e lartë e kapjes së shtetit dhe tregon korrupsionin galopant në rangjet e larta të qeverisjes.

“Ka dy anë të medaljes kjo pyetje. Në njërën anë është kapja e shtetit. Aty kemi një rast që Klodian Zoto, krahu i djathtë i Mirel Mërtirit ka shkruar vetë koncesionin e pa kërkuar për inceneratorët. Madje dhe mendimin e Ministrisë së Mjedisit që ishte e para që dha “ok”. Kjo tregon se grupet e interesit shkruajnë vetë projektligjet kjo është kapja e shtetit më klasike dhe s’ka formë më të lartë korrupsioni se kjo. Të gjitha këto janë evidenca që këtu kemi të bëjmë me krim të organizuar, kapje shteti dhe korrupsion të nivelit të lartë. Pritet më shumë efektshmëri nga ana e SPAK-ut”, u shpreh Kalemaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?