SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Paralajmëron, Ahmetaj: Të vërtetën do ta nxjerr ditë pas dite, ata që thonë se përgjegjësia është personale…

Reagimin e tij pak orë para se Kuvendi të miratojë kërkesën e SPAK për ta arrestuar, Arben Ahmetaj e mbyll me një paralajmërim se të vërtetën do ta nxjerrë ditë pas dite. Ai ka një mesazh edhe për kolegët deputetë që flasin për përgjegjësi personale në këtë rast.



“Së fundmi i falënderoj te gjithë koleget e mi, te mazhorances dhe opozites qe do te votojne sot, dhe ata qe vrapojne dhe thone qe pergjegjesia eshte personale. Poooo personale eshte kur e shkel. Sidomos per ata te hershem, sot ne apozite, e te rinj qe firmosin per pune e projekte…


Në mbyllje, I kerkoj te falur familjes time, Livias, Kejsit, Kejlis, Erjoles bashkjetueses time, Albines, ish gruas time, nenes time, motrave te mija, miqve te mij per shqetsimet qe i kam sjelle pa dashje me kte histori, Shpresoj qe te me falin ne kte jete.

I kerkoj te falur dhe votuesve te mi, po zoti e di t verteten, qe un do mundohem dit pas dite ta nxjer. To be continued…”, shkruan Ahmetaj.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?