Politike

Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon kërkesën e PD, dy anëtarë të KZAZ-ve të propozohen nga Partia e Lirisë

KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demorkatike zyrtare për ndryshimin e vendimit lidhur me ndarjen e anëtarëve të KZAZ-ve.

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave la në fuqi vendimin e datës 19 të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili vendosi që tre kandidatura të propozohen nga Partia Socialiste, dy anëtarë të KZAZ-ve të propozohen nga Partia e Lirisë dhe 1 anëtar nga Partia Demorkatike.

PD kërkonte ndryshimin e vendimit duke kërkuar që 2 anëtarë të propozohen nga Partia Demorkatike e drejtuar nga Lulzim Basha dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.

Në këtë mënyrë KAS njeh Partinë e Lirisë si forcën e parë të opozitës, duke e kaluar Partinë Demokratike në pozicion të dytë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?