Aktualitet

Nga Lugina e Patokut u nis mbi 1 ton kanabis, detaje të reja nga operacioni antidrogë.

Zbardhen detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar antidrogë “Flakë në deti”. Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor raportoi  se nga Lugina e Patokut dyshohet të jetë nisur mbi 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Operacioni Antidroge 768x556 1 622x450

Në sallën e gjyqit për caktimin e masave të sigurimit për 6 të arrestuarit, prokurori i çështjes Vladimir Mara ka pretenduar se hashashi do të shkëmbehej më të njëjtën vlerë parash me heroinë dhe kokainë.

Hetuesit kanë dyshime se veliera e cila u dogj nga dy shtetasit ukrainas dhe u fundos në det është nisur nga Turqia, ka ndaluar në Greqi, Mal i Zi dhe më pas në ujërat neutrale mes Shqipërisë dhe Italisë do të bëhej shkëmbimi i drogës. 4 shqiptarët e arrestuar dhe 2 ukrainasit nuk i kanë pranuar akuzat e prokurorisë.

Ata kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. Mësohet se SPAK do kërkojë informacion në Turqi, Greqi dhe Mal të Zi për velierën me emrin “Nilua” në mënyrë që të zbulojë edhe personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë çështje. Gjatë operacioni policia dhe SPAK sekuestruar dy pistoleta me fishekë, rreth 50 mijë euro dhe 23 kg kanabis që u hodh në det nga të dyshuarit.

 

 

 

 

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?