Aktualitet

Arrestohen dy persona në Elbasan

 

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një tjetër po procedohet në gjendje të lirë. Ata akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të akuzuar ose të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme, në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjencës policore, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Elbasan:

-arrestuan shtetasin, 34 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, pasi u kap në lagjen “Kala”, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve;

-arrestuan shtetasin, 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin, 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?