SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Pas ambasadores, zyrtari i lartë grek mbi 40 minuta takim me Fredi Belerin

Me udhëzim të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theoharis Lalakos ka zhvilluar sot një takim me kreun e bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, që ndodhet pas hekurave për blerje votash.

Dje, Lalakos shoqëronte në takim në drejtorinë Policisë së Vlorës, ambasadoren greke më Shqipëri Konstantina Kamitsi, e cila takoi dje Belerin.

Ndërkohë, sot Lalakos po zhvillon prej 40 minutash takimin me Belerin, ndërsa në fokus janë kushtet e burgimit dhe trajtimi i tij.


Kujtojmë se arrestimi i Fredi Belerit, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, që tashmë rezulton fituesi, solli reagime të ashpra në politikën shqiptare dhe në qeverinë greke. Kjo e fundit paralajmëroi nota proteste për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e Belerit.
(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?