Partia Demokratike shpall listën fituese

Politike

Partia Demokratike ka shpallur këtë mesditë listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. PD ka bërë të ditur emrat e 300 anëtarëve, që do të jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme. Në listë nuk shihet se janë shpallur fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Ndërkaq, në listë janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Glauk Olldashi, Ahmet Prençi. Dje, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike votoi për anëtarët e rinj të Këshillit.

Lista e plotë e fituesve:
https://pd.al/wp-content/uploads/2021/07/Lista-fituese-Keshilli-Kombetar.pdf

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?