Skerdjan Dhuli i duhet Këshillit Kombëtar.

Politike Shkrime

Nesër Partia Demokratike zgjedh Këshillin Kombëtar të saj dhe ne kemi vendosur të mbështesim kandidaturën e Skerdjan Dhulit si emër që duhet votuar nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar të PD-së për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

1. Skerdjan Dhuli duhet votuar për shkak se vjen nga një familje të përndjekur politikë antikomunistë dhe kjo e bën atë palcë kurrizore të PD.

2. Duhet votuar se nëpërmjet tij do gjeje veten çdo demokrat i zonës së jugut, jo vetëm i bregdetit dhe Sarandës që ai përfaqëson.

3. Duke votuar një të ri energjik, me fibër politike si pak nga moshatarët e tij, i jepni PD-së një vlerë të shtuar.

4. Një njeri që nuk bën kompromise me idealin e tij dhe vlerat që përfaqëson dhe që nuk vendoset në rresht nga askush e nuk hesht kur është nevoja për të folur.

5. Një i ri profesionist, njohës i mirë i politikës dhe sistemit të shëndetësisë si dhe demokrat kalibri saherë që bëhet fjalë për demokratin bio.

Angazhimi politik i tij fillon herët në PD prej familjes së tij dhe vazhdon ende sot ku kërkon votën e delegatëve për ta votuar për në Këshillin Kombëtar të PD.

Prandaj ne i bëjmë thirrje çdo demokrati të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit dhe jo vetëm që voton nesër në Kuvendin kombëtar të PD të votojë Skerdjan Dhulin për Anëtar të Këshillit Kombëtar të PD./ JuguLajme

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?